Lajm i mirë: Nesër dalin pagesat e dyfishta për përfituesit e asistencës sociale

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka njoftuar se nesër do të dalin pagesat e dyfishta për muajin tetor për përfituesit e asistencës sociale

Përmes një postimi në Facebook, Bajrami tha se nga kjo masë përfituan 24,791 familje.

“Me kërkesë të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, sot Ministria e Financave ka proceduar pagesën për përfituesit e asistencës sociale për muajin tetor. Sipas vendimit të Qeverisë nr.10/33 të datës 28.09.2020 familjet në asistencë sociale marrin dyfishin e asistencës për tetor, nëntor dhe dhjetor. Nga kjo masë përfituan 24,791 familje. Mjetet dalin nesër gjatë ditës. Edhe realizimi i kësaj mase u bë i mundshëm falë të gjithë atyre që paguajnë tatime e taksa”, ka shkruar Bajrami.