Lajm i mirë: Në Drenas që 10 vite nuk ka pasur gjakëmarrje

Në Drenas tash e 10 vite nuk ka pasur gjakëmarrje në këtë vend.

Sipas Hoxhë Osman Musliut, kjo gjë është një lajm i mirë për banorët e Drenasit.

Ai përmes një postimi në facebook ka uruar banorët e Drenasit për këtë vepër civilizuese dhe njerëzore.

“Lusim Zotin që të na vazhdojë jetën me mirësi!”, ka shkruar Musliu në facebook.

Ja status i plotë:

Nje lajm i mire, Drenasi qe 10 vite… Në këtë vend, ku na mërzitë shumë herë e keqja dhe përcjellësit e saj, ekzistojnë edhe plotë të mira të cilat nuk i vërejmë brenda kësaj mjegullie.

Ja një prej tyre: sot në Komunën e Drenasit, me gjithë fshatrat e saj, me afër 70 mijë banorë, bëhen plotë 10 vite pa asnjë vëllavrasje. Kjo është një shifër që duhet marrë si shembull nga tërë vendi dhe populli jonë, por edhe më gjerë, nga kontinenti i Evropës dhe më gjer! E falënderoj së pari Zotin për këtë begati! Pastaj, i falënderoj edhe qytetarët tanë të cilët kanë treguar vetëdije të lartë në këtë aspekt. Po ashtu edhe institucionet e sigurisë në Komunën tonë.

Falënderim të veçantë meritojnë familjarët e dëshmorëve, Pleqnarët/Pajtimtarët si dhe njerëzit tjerë me autoritet të cilët nuk kanë hezituar ta bëjnë një “argat” të hajrit në këtë drejtim. Në këtë rrugë më është mundësuar nga Zoti e dashamirët një kontribut modest edhe mua. Ndërsa, hallallin ua kërkoj familjarëve të mi, fëmijëve, veçanërisht gruas, për kohën që është dashur që për këto arsye t’ua dhurojë të tjerëve. Urime Drenas për ketë vepër shumë civilizuese, njerëzore dhe humane. E lusim Zotin që të na vazhdojë jetën me mirësi!