Lajm i mirë: Maqedonia lejon dasmat nga 1 korriku edhe në hapësira të mbyllura

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi ka bërë të ditur se në seancën e sotme të Qeverisë, është vendosur që nga 1 Korriku të lejohet organizimi i dasmave edhe në hapësirat e mbyllura të restoraneve me kapacitet prej 40%, por sipas protokoleve të parapara nga organet shëndetësore dhe jo më shumë se 250 persona.

“Krahas këtij vendimi, apeloj deri tek qytetarët që të respektojnë masat me qëllim që të mbrojnë veten dhe të afërmit e tyre”, ka thënë Grubi. /Ballkani.info/