Lajm i mirë/ Korea e Jugut përgatit ekipin e ekspertëve për të zbuluar vaksinën ndaj COVID-19

Qeveria e Koresë së Jugut njoftoi ditën e sotme se do të krijojë një grup për zbulimin e vaksinës kundër COVID-19.

Ajo do të përfshijë, shkencëtarë, pedagogë, punonjës të industrisë së prodhimit dhe studentë.

Në krye të këtij ekipi do të jetë vetë Ministria e Shëndetësisë dhe e Shkencës e cila do ta drejtojë atë përmes një sistemi të ri.

Gjatë javë së kaluar, Presidenti Moon Jae-in zhvilloi një videokonferencë me ministrat ku i premtoi mbështetje për zhvillimin dhe gjetjen e një vaksine.

Shumë shtete duket sikur janë vendosur në garë për gjetjen e kësaj vaksine.

Ndërkoh në shumë prej tyre duket se ka kaluar dhe përhapja e këtij infeksioni.

Por pavarësisht kësaj, në një studim të publikuar në gazetën The Lancet, shkencëtarët shprehen se asnjë shtet nuk duhet të lirojë plotësisht masat izoluese deri sa të gjendet vaksina.