Në raportin e Klinikës Infektive njoftohen se sot do të lirohen nga klinika 18 pacientë të shëruar nga infeksioni me Covid- 19.
Përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook të Ministrisë së Shëndetësisë, bëhet e ditur se gjithashtu 2 raste të cilët kanë rezultuar negativ në testimet e fundit për Covid -19 vazhdojnë trajtimin në klinikë si dhe në pritje të rezultatit është vetëm një pacientë.
“Sot lirohen nga klinika 18 pacientë të shëruar nga infeksioni me Covid- 19”, thuhet në njoftimin e tyre.







