Lajm i mirë: Kina raporton numër të vogël të rasteve të reja me koronavirus

Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë i ka raportuar pesë raste të reja të koronavirusit gjatë 24 orëve të kaluara.

Të gjitha rastet ishin persona të ardhur nga vendet e huaja dhe dy u regjistruan në provincën Sichuan, një në Shanghai, një në Guangdond dhe një në Shaanxi, raporton “CNN”.

Përpos pesë rasteve me simptoma, në këtë shtet gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe dhjetë raste asimptomatike.

Deri më tani, Kina i ka regjistruar 83,022 raste të koronavirusit dhe 4,634 viktima të sëmundjes së re. Këto shifra janë mjaft të ulëta në krahasim me Shtetet e Bashkuara dhe disa vende të tjera.

Më shumë se 78 mijë të infektuar janë shëruar dhe janë liruar nga spitalet, kurse 371 pacientë janë nën vëzhgim mjekësor.