Ronald Sylejmani, njëri nga miqtë e Kaltrina Zhushit, e cila u diagnostifukua me sëmundjen e rrallë të Encephalitis autoimuna anti NMDAR, sëmundje e cila atakon sistemin nervor dhe vështirëson funksionimin e rregullt të trupit, e ka dhënë një lajm të mirë.

“Më lejoni të ndaj një informatë të rëndësishme për të gjithë ju të cilët po interesoheni në vazhdimësi për shëndetin e Kaltrinës. Kaltrina, këtë të mërkurë do të niset për trajtim në Gjermani, saktësisht në një prej spitaleve të neurologjisë në qytetin e Berlinit. Gjendja momentale e Kaltrinës është stabile, çka po na jep shpresë se udhëtimi dhe trajtimi i saj do të ketë sukses të plotë”, ka shkruar Sylejmani.

Ai në emër të familjes Zhushi i ka falenderuar të gjithë për kontributin e dhënë gjatë kampanjës.

“Reagimi i të gjithëve në ndihmë të Kaltrinës ka qenë inspirues për ne si shoqëri dhe familjen e Kaltrinës, bashkë me secilin prej jush kemi arritur në kohë rekorde të mbledhim sasinë e nevojshme për të nisur trajtimin për Kaltrinën. Për hirë të transparencës, duam të ju njoftojmë se shuma e përgjithshme e mbledhur gjatë kampanjës kapë vlerën prej 34 mijë e 643 euro e 70 cent (pa llogaritur mbledhjen e fondeve nga IPKO dhe VALA procesimi i të hyrave nga këto dy kanale nuk është bërë ende). Sipas kalkulimeve konsiderojmë se këto mjete do të jenë të mjaftueshme për të përmbyllur trajtimin e saj dhe shpresojmë që nuk do të kemi nevojë për grumbullim fondesh të tjera. Poashtu familja Zhushi njofton se çdo cent i pashpenzuar do të shpërndahet te kategoritë e cenushme të shoqërisë, ose në raste të ngjashme të cilat kërkojnë trajtim jashtë vendi”, ka shkruar tutje ai.

Kaltrina Zhushi ka qenë njëra nga studentet më të dalluara të Departamantit të Sociologjisë.

Kjo sëmundje ka kosto të lartë dhe nuk mund të trajtohet në Kosovë.

Familja e Kaltrinës pati kërkuar ndihmë për të siguruar fondet e nevojshme. /Ballkani.info/