Lajm i mirë: Ilaçi kundër koronavirusit rezulton me sukses, shpërndahet falas në Itali

Në Itali ka nisur shpërndarja falas e ilaçit Tocilizumab, si terapi për kurimin e pacientëve me koronavirus, të cilët ndodhen të shtruar në repartet e terapisë intesive dhe janë në gjendje kritike.

Ilaçi ka dhënë rezultate inkurajuese në mbi 50% të pacientëve që sapo kanë nisur të kurohen.

Kompania farmaceutike që tregton ilaçin në Itali, ka informuar se do ta shpërndajë atë falas në të gjitha rajonet italiane që do të prezantojnë kërkesën. Kjo kompani po organizohet për të pasur të gjitha rezervat e duhura e përmes administratorit të përgjitshëm Maurizio De Cicco kërkon nga Agjensia Kombëtare italiane e Ilaçeve, një protokoll sa më shpejtë për të evituar abuzimet në përdorimin jo korrekt të Tocilizumab e nga ana tjetër për të dhënë përgjigje sa më pozitive për pacientët me Covid 19.

Dhe rajoni Marche informon se 8 nga 11 pacientë që kanë përdorur tocilizumab kanë reaguar mjaft mirë ndaj kurës.

Për herë të parë ilaçi Tocilizumam i cili nuk është një medikament antiviral por që përdoret në terapitë anti artrit e anti reumatizëm, është aplikuar nga doktor Paolo Ascierto në 2 pacientë pozitivë me koronavirus të shtruar në spitalin e Napolit.

Përmirësimi i dukshëm i tyre brenda 24 orëve çoi në kërkesën e një protokolli kombëtar për përdorimin e terapisë në të gjitha spitalet italiane. Sipas Doktor Ascieto studimet e kryera nga ekipi i tij mjekësor kanë vërtetuar se ky ilaç shfaqet mjaft efikas tek pacientët në gjendje të rëndë por që ende nuk janë lidhur me aparate të frymëmarrjes artificiale.

Ky ilaç ëshë përdorur për herë të parë në fazë eksperimentale në 21 pacientë në Kinë duke dhënë një rezultat pozitiv e të menjëhershëm në 20 prej tyre.