Lajm i mirë: Hapet konkurs për 64 infermierë, rroga kaq euro

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka shpallur konkurs për rekrutimin e 200 profesionistëve shëndetësorë në kuadër të luftimit dhe parandalimit të përhapjes së pandemisë, mes tyre po kërkohen edhe 62 infermierë ku paga do të jetë 422 euro

Profesionistët shëndetësor po kërkohen për këto pozita: Mjek Specialist ose Mjek i Përgjithshëm (100 pozita), Infermier (62 pozita), Inspektor sanitar (20 pozita), Specialist i Mikrobiologjisë (4 pozita), Laborant (8 pozita), Staf teknik dhe mbështetës (6 pozita).

Ministria kërkon edhe 62 infermierë për të cilët thotë se paga mujore do të jetë 422 euro.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë afati i kontratës për këta 200 profesionistë do të jetë për 3 muaj me mundësi vazhdimi edhe për 3 muaj të tjerë.

Të drejtë aplikimi në këtë konkurs kanë të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës të moshës madhore të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, kanë mbaruar shkollimin adekuat dhe kanë aftësinë profesionale për kryerjen e detyrave.

Konkursi është shpallur dje më 16 qershor 2020 dhe do të jetë i hapur deri më 22 qershor 2020 dhe për më shumë detaje duhet të klikoni KËTU