Lajm i mirë: Gjysma e të infektuarve në Malishevë janë shëruar, 35 vazhdojnë të kurohen

Është rritur numri i të shëruarave të prekur me COVID-19, në Komunën e Malishevës.

Bazuar në të dhënat zyrtare, në komunikimin me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, janë konfirmuar tri raste të shëruara, ku numri i të shëruarve në Komunën e Malishevës, shkon në 34, ndërsa vazhdojnë të kurohen edhe 35 persona të tjerë, gjendja e të cilëve është stabile.

Me këtë rast, kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i ka uruar të shëruarit e sotëm, përderisa qytetarëve të Komunës së Malishevës, përsëri u ka bërë thirrje që të vazhdojnë të respektojnë në maksimum të gjitha këshillat dhe udhëzimet e institucioneve përgjegjëse shëndetësore, pasi kjo është e vetmja mënyrë që ta mundim këtë pandemi.