Dy persona kanë humbur betejën me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Gjermani, duke e çuar në 9 mijë e 12 numrin total të viktimave nga ky infeksion, njofton instituti gjerman për sëmundje ngjitëse “Robert Koch”.
Përpos rasteve fatale, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 239 infektime të reja dhe shifra e përgjithshme e të prekurve shkoi në 196 mijë e 335, shkruan “Reuters”.
Ndryshe, qeveria gjermane tashmë i ka larguar kontrollet kufitare me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe me disa vende të tjera.
Ndonëse është në mesin e shteteve evropiane me numrin më të lartë të personave të infektuar, Gjermania ka regjistruar shumë më pak viktima se Britania e Madhe, Franca, Italia e Spanja.







