Lajm i mirë: Edhe sot numër i lartë i të shëruarve, ky është totali

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.084 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 506 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 1 rast (62 vjeç), Gjakovë 1 rast (72 vjeç), Prishtinë 1 rast (70 vjeç), Viti 1 rast (59 vjeç), Vushtrri 1 rast (69 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 102.742 raste nga 508.333 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.105 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 761 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 89.141 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.496.