LAJM I MIRË/ Bie numri i pacientëve me COVID-19 të shtrirë në spitale e QKUK

Derisa në muajin dhjetor të vitit të kaluar, numri i të hospitalizuarve në 6 klinika të QKUK-së dhe spitalet rajonale kishte shkuar në 1 mijë e 10, këtë vit numri i pacientëve të shtrirë në këto institucione ka rënë.

524 pacientë kanë qenë të shtrirë sot në 6 klinika të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet rajonale, raporton Gazeta Express.

Sipas raportit nga Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës, 292 nga këta pacientë janë të konfirmuar pozitiv me COVID-19, ndërsa 10 janë në respiratorë, 24 në ventilim mekanik joinvaziv dhe 339 me oksigjen.

Vetëm në 6 klinikat e QKUK-së, ku po trajtohen pacientët me COVID-19, janë të shtrirë 220 pacientë, 142 janë të konfirmuar pozitiv me COVID-19, 25 të konfirmuar negativ dhe 53 të pakonfirmuar.

4 nga pacientët janë në respiratorë, 7 në ventilim mekanik joinvaziv dhe 143 me oksigjen.

Ndërsa, në spitalet rajonale janë të shtrirë 304 pacientë.

150 nga ta janë të konfirmuar pozitiv me COVID-19, 103 janë të konfirmuar negativ dhe 51 të pakonfirmuar.

6 nga pacientët janë në respiratorë, 17 në ventilim mekanik joinvaziv dhe 196 me oksigjen.

Vetëm në Spitalin e Prizrenit janë të shtrirë 74 pacientë, në Spitalin e  Gjakovës 55 pacientë, në Spitalin e Pejës 69 pacientë, në Spitalin e Gjilanit 33 pacientë, në Spitalin e Vushtrrisë 22 pacientë, në Spitalin e Mitrovicës 23 pacientë dhe në Spitalin e Ferizajit 28 pacientë.