Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njofton se janë shëruar 116 persona nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit.
“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 116 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 9.355 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.352”, thuhet në njoftim.







