Lajm i keq për Prishtinën, përsëri 8 futbollistë pozitivë me COVID-19

Te skuadra e Prishtinës kanë dalë përsëri futbollistë pozitivë me COVID-19.

Gazetari kosovar, Arlind Sadiku, ka treguar se te Prishtina kanë rezultuar 8 futbollistë pozitivë.

Prishtina pritej të luante sot nga ora 18:00 kundër Lincolnit, mbetet të shihet nëse kjo ndeshje do të zhvillohet.