Lajm i jashtëzakonshëm, kjo vaksinë kundër koronavirusit 95 për qind efektive

Firma e bioteknologjisë ‘Moderna’, njoftoi të hënën se një analizë paraprake tregon se vaksina e saj eksperimentale e koronavirusit, është gati 95 për qind efektive në parandalimin e sëmundjes, duke përfshirë raste të rënda.

Ky është një rezultat i mrekullueshëm fillestar që lë Shtetet e Bashkuara, me shpresën që dy vaksina koronavirus mund të jenë në dispozicion në një bazë të kufizuar deri në fund të vitit, shkruan Washington Post.

Lajmi vjen një javë pasi gjiganti farmaceutik Pfizer dhe partneri i tij gjerman BioNTech ngritën tregun e aksioneve dhe shpresat e njerëzve me lajmin se vaksina e tyre e koronavirusit ishte më shumë se 90 përqind e efektshme.