Skender Haliti

Lajm i hidhur: Vdes oficeri i lartë i FSK-së Skender Haliti, ishte ndër bashkëluftëtarët më të ngushtë të heroit Agim Ramadani

Ka vdekur oficeri i lartë i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Skender Haliti.

Lajmin për vdekjen e nënkolonelit të Ushtrisë së Kosovës e kanë dhënë kolegë të të ndjerit dhe familjarët e tij.

I ndjeri njihej si një trim i madh dhe kontribues në luftën e Kosharës, poashtu ndër bashkëpuntorët më të ngushtë të heroit, Agim Ramadani.

Vdekja e tij ka mërzitur fortë kolegët e tij, dhe ata persona që e njihnin trimin e Kosharës.

Oficeri i FSK-së gëzonte respekt të lartë në institucionin në të cilin punonte