Lajm i hidhur: Vdes ish drejtori i Kombinatit Trepça, Hysen Bislimi

Sot ka vdekur intelktuali dhe atdhetari shquar shqiptar, Hysen Bislimi.

Lajmin për vdekjen e ish drejtorit të kombinatit Trepça, e kanë dhënë familjarët e tij.

Përmes një postimi asambleisti Donjet Bislimi ka njoftuar se varrimi do të bëhet sot.

Postimi i plotë:

Edhe një mendje e ndritur e familjes sonë dje na la!

Prof. Hysen Bislimi, ish Drejtor në Kombinatin Trepça, një jetë kushtuar intelektualizmit dhe atdhedashurisë, mbrëmë na e dha përshendetjen e fundit, nuk u dorëzua kurrë në jetë deri mbrëmë.

Do i mungojë familjes, Mitrovicës dhe Prekazit pa masë!

Prehu në paqe Bali Cen.

Vorrimi i të ndjerit bëhet në ora 15:00 sot në varrezat e Shipolit!