Lajm i hidhur: Vdes i riu nga Vushtrria, Enis Osmani

Sot në orët e mëngjesit ka vdekur i riu nga qyteti i Vushtrrisë , Enis Osmani.

Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë kryesuesi i Kuvendit Komunal në Vushtrri, Nasuf Aliu.

Aliu, përmes një postimi në facebook e ka përshkruar të ndjerin si njeri të edukuar, me devotshmëri dhe mirësjellje.

Postimi i plotë:

Enis more djal!!

Lajmi i mëngjesit të sotëm për vdekjen tënde ishte i befasishëm dhe solli merzi në zemrat e gjithë atyre që të njohën.

Sicili do të kujtojmë për edukatën, devotshmërinë, mirësjelljen dhe gjithë tiparet e mira që kishe.

Kishim kohë që flisnim që ta pinim një kaffe bashkë, po kjo është jeta😞.
I lutemi Krijuesit që të mëshiroj dhe bëjë prej banorëve të xhennetit!

Ngushlllime familjes Osmani dhe gjithë farefisit të Enisit!