LAJM I FUNDIT: Tre kandidatë për deputetë të VV-së nga Ferizaj, Hekuran Murati nuk bën pjesë

Lëvizja Vetëvendosje në Ferizaj do të kandidoj me tre kandidatë për deputetë të Kuvendi të Kosovës.

Në mbledhjen e mbajtur sot, janë zgjedhur tre emrat që do të jenë kandidatë për deputetë në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Por, këtu nuk bën pjesë edhe ish-deputeti Hekuran Murati.

“Sot, në mbledhjen e Këshillit të Qendrës, përmes votës së fshehtë, delegatët kanë votuar katër kandidatët të cilët kanë dorëzuar aplikimin për deputet. Me ç’rast, kandidatët e përzgjedhur përmes këtij procesi janë: Alban Bajrami, Shqipe Metaj – Isufi dhe Valon  Ramadani”, thuhet në njoftim.