Lajm fantastik për ‘Dardanët’: Patrik Schick me gjasë do të mungojë ndaj Kosovës

Kosova ka marrë një lajm fantastik para ndeshjes ndaj Republikës Çeke në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.

Ndeshja që zhvillohet më 14 nëntor, ‘Dardanët’ do ta luajnë në udhëtim te çekët, e që do të jetë pothuajse vendimtare për kualifikimet në Kampionatin Evropian.

Mediat në Çeki shkruajnë se sulmuesi i Romës, Patrik Schick pritet të mungojë në këtë takim, shkaku që nuk është i gatshëm.

Sulmuesi çek është larg formës së tij të lartë, andaj përfaqësuesja e tij mund mos ta fitojë për takimin ndaj Përfaqësueses tonë.

Schick që shihet si njëri ndër lojtarët më të mirë të Republikës Çeke është jashtë formës po ashtu edhe te skuadra italiane.

Përballja e Grupit A në kualifikimet për Euro 2020 në mes të Kosovës dhe Çekisë do të përcaktojë pothuajse 80 për qind të gjasave se kush do të kualifikohet.

Në rast të fitores së tanëve në udhëtim, atëherë më 17 nëntor do ta presim Anglinë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ dhe një barazim mund të na dërgonte në Kampionatin Evropian që do të zhvillohet në 12 vende të kontinentit të vjetër.

Anglia është aktualisht lider i grupit me 15 pikë, në vendin e dytë është Republika Çeke me 12, Kosova me 11 dhe Mali i Zi me Bullgarinë me tri sosh.

loading…