Emisari i BE-së

Lajçaku nesër në Kosovë

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, gjatë ditës së nesërme do të qëndrojë në Kosovë.

Këtë e bëri të ditur Zyra për Informim e Qeverisë, ku u tha se i njëjti do të pritet në takim nga Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.

“Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, pret në takim ditën e nesërme, Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, me të cilin do të diskutohet për ecjen përpara me zbatimin e Marrëveshjes Bazike”, u tha në njoftim.

Takimi pritet të zhvillohet nga ora 09:30 në ndërtesën e Qeverisë.

Takim me Bislimin paralajmëroi edhe vetë Lajçaku gjatë ditës së sotme.

VIDEO BONUS: Kurti Anëtarësimi në BE, zgjidhje për kërcënimet e Serbisë ndaj sigurisë