Miroslav Lajçak

Lajçaku e informon Komisionin për Punë të Jashtme të PE-së në lidhje me dialogun

Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka bërë të ditur se i ka informuar anëtarët e Komisioni për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian për një përditësim në lidhje me dialogun.

Lajçak tha se anëtarët e këtij komisioni i ka informuar në lidhje me marrëveshjen e javës së kaluar në lidhje me targat.

“I informova ata për marrëveshjen e javës së kaluar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të lehtësuar nga BE-ja, zhvillimet e fundit dhe rruga përpara. Faleminderit për mbështetjen e rëndësishme të punës sime”, është shprehur Lajçak në Twitter.

Kujtojmë se javën e kaluar, Kosova e Serbia arritën një dakordim në lidhje me çështjen e targave, ku Serbia s’do të lëshojë më targa si “KM” e të tjera, ndërsa Kosova nuk do të nisë së zbatuari masën e gjobitjes për bartësit e këtyre targave.

Postimi i Miroslav Lajçak: