Lajçak takohet me Vuçiqin, diskutojnë për targat

Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, është takuar me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Lajçak, përmes një postimi në Twitter, ka thënë se në takim është diskutuar për dialogun mes dy vendeve dhe për hapat e mëtejshëm.

Po ashtu, Lajçak, ka njoftuar se në takim është diskutuar edhe për targat, duke theksuar nevojën për gjetjen e zgjidhjeve përmes negociatave.

“Mbrëmë pata një bisedë të gjatë me Vuçiqin për gjendjen e dialogut dhe hapat e mëtejshëm të nevojshëm, si dhe situatën me targat. Theksova rëndësinë e gjetjes së zgjidhjeve përmes negociatave”, ka thënë Lajçak.