I Dërguari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar me Presidentin ultra-nacionalist të Republikës Srpska – entiteti serb në Bosnje e Hercegovinë – Millorad Dodik, i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Mbretëria e Bashkuar.
Takimi është zhvilluar në margjinat e Forumit Diplomatik që u mbajt në Antalya të Turqisë, derisa lajmi është bërë i ditur nga vetë Lajçak, përmes një postimi në platformën X.
Diplomati sllovak ka njoftuar se përveç me autoritarin Dodik, është takuar edhe me anëtarët e tjerë të presidencës trepalëshe (kroat, boshnjak dhe serb) të BeH-së, Denis Beçiroviç dhe Zheljko Komshiç.
“Më vjen mirë që pata rastin të takoj të tre anëtarët e Presidencës së BeH, si dhe Dodik-un në Antalya. Unë nënvizova rëndësinë thelbësore për të kryer reformat e nevojshme që BeH të ecë përpara në rrugën e saj drejt BE-së në mars. Kjo është me interes jetik për të gjithë vendin”, ka shkruar Lajçak.
I’m glad I had the chance to meet all three members of the Presidency of 🇧🇦, as well as Mr Dodik in Antalya. I underlined the crucial importance to deliver on the necessary reforms for 🇧🇦 to move ahead on its 🇪🇺 path in March. This is of vital interest for the entire country. pic.twitter.com/18jtVhgWvp
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) March 1, 2024
VIDEO BONUS: Për dy muaj 116 mijë kërkesa për pasaporta – Rritet interesimi edhe i qytetarëve në veri







