Lajçak pyetet për liberalizimin e vizave për Kosovën, jep një lajm shpresëdhënës

Emirari i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka folur për çështjen e liberalizmit të vizave në Konferencën e sotme.

Lajçak ka deklaruar se asnjëherë nuk ka qenë përkrahja më e madhe për liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Kosova e meriton liberalizmin e vizave, dhe unë e shfrytëzojë çdo mundësi kur flas me shtetet anëtare ta kërkojë këtë. E di sa e rëndësishme është kjo edhe për imazhin e BE-së. Udhëheqësit e BE kanë folur për vizat dhe duhet të shtyhet përpara dhe do ta ketë në rendin e ditës të tyre. Nuk kam të drejt ta them se kur të vije ky vendim, por mbështetja kurrë ska qenë më e fuqishme”, ka thënë Lajçak.