Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, ka mbërritur në objektin e Qeverisë paraditen e së premtes.
Lajçaku besohet se do të takohet me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi për përgatitjen e takimit me kryenegociatorët në Bruksel.
Ky pritet të jetë takimi i vetëm i Lajçak me qeveritarët ngase në agjendë nuk parashihet të ketë përballje sy më sy me të parin e qeverisë, Kurtin.







