Lajçak në Berlin para takimit të Brukselit, takohet me Steinmeier, Mass dhe këshilltarin e Merkelit
Përfaqësuesi Special i BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, ka qëndruar sot për një vizitë zyrtare në Berlin ku ka takuar presidentin gjerman, Frank-Walter Steinmeier, kryediplomatin, Heiko Mass, dhe këshilltarin për politikë të jashtme të kancelares Merkel, Jan Hecker.
Lajcak ka thënë se në këto takime ka diskutuar për dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, për takimin e 12 korrikut në Bruksel dhe gjithashtu edhe për Samitin e Parisit që do të mbahet me 10 korrik.
“Diskutime të thella me presidentin Steinmeier, Ministrin e Jashtëm, Heiko Mass, dhe këshilltarin për politikë të jashtme të kancelares gjermane, Hecker. Folëm për dialogun e ndërmjetësuar nga BE, rëndësinë e takimit të parë të nivelit të lartë me 12 korrik, pas Samitit të Parisit më 10 korrik”, ka shkruar Lajcak.
Held in-depth discussions with President Steinmeier, Foreign Minister @HeikoMaas & the Chancellor’s Foreign Policy Adviser Hecker in Berlin 🇩🇪. Spoke about the 🇪🇺-facilitated Dialogue, the importance of the 1st high-level meeting on 12 July, following the Paris Summit on 10 July. pic.twitter.com/224CpBbDNS
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) July 7, 2020