Kreu i ekipit negociator të Serbisë, Petar Petkoviq, ka pritur sot në Beograd emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Emisari sllovak në orën 11:00 pritet që të fillojë takimin me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq, shkruan KO.

Ky udhëtim i Lajçak në Beograd vjen në prag të takimit të 16 nëntorit në mes të kryenegociatorëve Besnik Bislimi e Petar Petkoviq në Bruksel.