I dërguari i special i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, e ka përshëndetur vendimin e Qeverisë Hoti për heqjen e masës së reciprocitetit ndaj Serbisë.

Sipas tij, ky vendim tregon përkushtimin e qartë të Kosovës për t’iu kthyer procesit të dialogut me Serbinë.

“E mirëpres vendimin e sotëm të Qeverisë në Kosovë për të hequr masat e reciprocitetit. Heqja e shpejtë e pengesave për vazhdimin e dialogut të ndihmuar nga BE-ja tregon përkushtimin e qartë të Kosovës për t’u kthyer në tavolinë pa vonesa”.

I welcome today’s decision of the government in Kosovo to remove the recent reciprocity measures. The swift removal of obstacles to the resumption of the 🇪🇺-facilitated Dialogue shows a clear commitment of Kosovo to get back to the table without delay.

— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) June 6, 2020