Lajçak mbërrin në Qeveri, një zyrtar del e pret para Kurtit

Përfaqësuesi special i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka mbërritur në Qeveri për t’u takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Mediat u lejuan të marrin vetëm pamje në oborrin e Qeverisë, ndërsa në disa fotografi të T7, kryeministri Kurti nuk shihet te shkallët. Para tij aty doli një zyrtar nga Zyra e Kryeministrit.

Nga krerët e institucioneve, Kurti mund të jetë nikoqiri i vetëm i diplomatit sllovak, i cili do të qëndrojë në Kosovë deri të mërkurën.