Lajçak: Kurti e Vuçiq janë pajtuar për intensifikim të dialogut

Emisari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Mirosllav Lajçak, e ka pranuar faktin se kryeministri Albin Kurti e presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, janë pajtuar për intensifikim të dialogut në Bruksel.

Këto pohime ai i bëri në një intervistë dhënë Radio Televizionit të Kosovës.

“Kurti e Vuçiq janë pajtuar për të vazhduar dhe intensifikuar dialogun.”

Tutje ai, mes tjerash tha se dialogu nuk është për Kosovën.

Sipas tij, Kosova është palë e një dialogu ku po diskutohet një marrëveshje mes dy shteteve

Lajçak, më pas shtoi se Kurti e Vuçiq e dinë se status quo-ja është e dëmshme.