Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, ka pritur grupet e ekspertëve të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel ku është diskutuar gjetja e zgjidhjes për targat e veturave.
Lajcak tha se dy delegacionet kanë pasur diskutim të thellë dhe u shpreh i bindur që ata do të gjejnë një zgjidhje të përhershme.
“Sot u mbajt në Bruksel takimi i tretë të Grupit Punues për targat e veturave. Delegacionet e ekspertëve të Kosovës dhe Serbisë u angazhuan në një diskutim të thellë. Jam i bindur qe do ta gjejnë një zgjidhje të përhershme për të mirën e qytetarëve të tyre”, ka shkruar Lajcak.
Today, the third meeting of the Working Group on Licence Plates took place in Brussels. Expert delegations of Kosovo and Serbia engaged in an in-depth discussion. I am confident that they will find a permanent solution for the benefit of their citizens.








