Lajçak dhe Kurti takohen në Antalia, bisedojnë për hapa konkret

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, ka bërë të ditur se në kuadër të forumit diplomatik në Antalia të Turqisë është takuar me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti..

Ai ka deklaruar se me Kurtin ka pasur një bisedë të vlefshme rreth hapave konkret që duhet marrë me qëllim të shtyrjes përpara të agjendës së përbashkët në rrethanat aktuale.

“Sot në mëngjes në Antalia pata një diskutim të dobishëm me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti për hapat konkretë të ardhshëm në mënyrë që të çojmë përpara agjendën tonë të përbashkët në rrethanat aktuale”, ka shkruar Lajçajk.