Dialogu

Lajçak dhe Kurti flasin për dialogun dhe liberalizimin e vizave

Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka zhvilluar një bisedë telefonike sot me kryeministrin në detyrë Albin Kurti.

Gjatë kësaj bisede ata diskutuan për shumë çështje në mesin e tyre, luftimin e pandemisë COVID-19, situatën aktuale politike, rifillimin e dialogut si dhe çështjen e liberalizimit të vizave.

“Një bisedë shumë e mirë telefonike me kryeministrin në detyrë Albin Kurti. Temat e diskutuara: progresi i bërë në parandalimin e përhapjes së COVID-19, situata aktuale politike dhe zhvillimet e mundshme, pritjet për rifillimin e dialogut me perspektivën evropiane dhe nevoja për liberalizimin e vizave”, ka shkruar Lajçak në Twitter.