Lajçak deklarohet pas takimit me Kurtin, tregon se për çka diskutuan

Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak është deklaruar për medie pas takimit me kryeministrin Albin Kurti.

Para gazetarëve ai tha se me Kurtin kanë diskutuar për hapet e më tejshëm të dialogut. Përderisa sqaroi se do të shkojë në veri që të bisedoj me qytetarët atje.

Ai madje ka paralajmëruar një takim ndërmjet zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi dhe drejtorit të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.

Vizita e Lajçakut synon të përgatisë hapat e ardhshëm në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga BE-ja, ka konfirmuar zëdhënësi i këtij institucioni, Peter Stano.

Lajçaku do të qëndrojë sot në Prishtinë, ndërkaq një ditë më vonë do të vizitojë Beogradin.