I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Lajçak, përmes një postimi në Twitter.

“Diskutuan për situatën aktuale politike në Kosovë dhe përgatitjet për rifillimin e dialogut të lehtësuar nga BE. U pajtuam për rëndësinë e afrimit të perspektivës së BE-së me njerëzit e Kosovës dhe Serbisë”, shkruan ai.

Very insightful & useful 📞conversation with Speaker of Kosovo’s Parliament @VjosaOsmaniMP. Discussed current political situation in Kosovo & preparations for resuming EU-facilitated Dialogue asap. Agreed on importance to bring EU-perspective closer to people of Kosovo & Serbia.

— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) May 13, 2020