Kolegët e Lajçakut bashkë me shefin e EULEX-it vizitojnë Multivodën, theksojnë disa parregullësi nga ana e Serbisë

Shefi i EULEX’it, Lars Gunnar Wiegemark, ka vizituar pikën kufitare Multivodë, bashkë me kolegët e Përfaqësuesit Special të BE’së për Dialog, Miroslav Lajçak. Wiegemark ka shprehur shqetësimin për infrastrukturën në pikën e përbashkët kufitare.

Kreu i EULEX’it, përmes një postimi në llogarinë e tij në ‘Twitter’, është ndarë i pakënaqur me vendin ku po qëndrojnë policia dhe dogana serbe.

“Ndryshe nga një pikë e ngjashme e përbashkët kalimi (ZTP) në Merdare, policia dhe doganat serbe janë ende ulur në kontejnerë të vjetër dhe të pajisur dobët”, ka thënë ai.