Gjenerali i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Lahia Brahimaj, njëherësh kandidat për deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me numrin 90, ka shprehur falënderimet e tij për mbështetjen e rinisë së Gjakovës pas një takimi me ta.
Në një postim në rrjetet sociale, Brahimaj theksoi se ka kaluar një mbrëmje të jashtëzakonshme me një pjesë të rinisë gjakovare, duke vlerësuar angazhimin e tyre për të ardhmen e Kosovës.
“Sonte me një pjesë të mrekullueshme të rinisë së Gjakovës. Ju faleminderit shumë ❤️”, shkruan Brahimaj, duke shprehur mirënjohje për energjinë dhe përkushtimin që rinia e qytetit të tij ka treguar.
Ai e mbylli postimin me një mesazh të qartë: “I juaji, Lahia 129 ✅, 90 ✅”. Ky ishte një tjetër sinjal i angazhimit të tij të palodhur për përmbushjen e vizionit të AAK-së për një Kosovë më të drejtë dhe më të fortë, duke iu afruar gjithnjë më shumë qytetarëve dhe rinisë, që përfaqësojnë shpresën dhe të ardhmen e vendit.







