Ish-deputeti dhe njëherit njëri ndër themeluesit e UÇK -së Lahi Brahimaj , me anë të një statusi një rrjetin social Facebook ka shkruar për Epopenë e lavdishme të UÇK-së.
Ja edhe postimi i tij i plotë:
”Epoeja e UÇK-së është përshkrimi më i mirë i sakrificës e atdhedashurisë. Fillimi i luftes dhe i Lirise jane pikerisht ne Prekazin legjendar dhe mbanë emrin e familjes Jashari, gjaku i derdhur do te mbajë gjithmonë të njomë këtë tokë e dëshmorët dhe të rënët janë vetë ekzistenca jonë. Me shumë krenari kujtojmë Adem Jasharin dhe familjen e tij, përherë do iu jemi mirnjohës për gjakun e derdhur. Falë tyre ne gëzojmë sot lirinë dhe shtetin tonë. Lavdi të rënëve dhe luftës së UÇK-së!”







