Pas raportimeve që Prokuroria e Dhomave të Specializuara pranë Gjykatës Speciale i ka dërguar ftesë për intervistë edhe Lahi Brahimaj, ky i fundit i kontaktuar nga Ballkani.info e mohoi një gjë të tillë.

“Në këso rastesh po u dashka me të marrë myzhde ty” pohoi përmes telefonit Brahimaj.

Ai tha se mos të jetë në dijeni për një ftesë të tillë.

Ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK së, Lahi Brahimaj ishte i akuzuar edhe më herët nga Tribunali i Hagës ku është shpallur i pafajshëm.

Muaj më parë në media ishte publikuar një listë me emrat e mundshëm të personave që do të gjykohen nga Specialja, ku në atë listë ndodhej edhe emri i Brahimajt.

Deri më tani prokurorët e Speciales kanë intervistuar në Kosovë disa ish pjesëtarë të UÇK-së, ndërsa në Hagë kishin udhëtar vetëm Rrustem Mustafa- Remi, Sami Lushtaku dhe Faton Mehmetaj.