Gjenerali i njohur i UÇK-së, Lahi Brahimaj, ka bërë të ditur se nuk do të jetë pjesë e garës zgjedhore në zgjedhjet e 7 qershorit.

Përmes një postimi, Brahimaj ka falënderuar qytetarët për mbështetjen ndër vite, duke theksuar se angazhimi i tij për Kosovën do të vazhdojë edhe pse nuk do të kandidojë.

Ai u ka bërë thirrje përkrahësve të tij që në këto zgjedhje të mbështesin Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, kryetarin Ardian Gjini dhe liderin Ramush Haradinaj.

“Përmes këtij postimi dua t’ju njoftoj se nuk do të jem pjesë e kësaj gare zgjedhore, por kjo nuk do të thotë që kontributi im për vendin ndalon këtu”, ka shkruar Brahimaj.

Postimi i tij ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale, ndërsa mbetet për t’u parë roli që ai do të ketë në mbështetje të fushatës së AAK-së gjatë kësaj periudhe zgjedhore.