Kandidati i AAK-së për deputet, Lahi Brahimaj sot ka qëndruar në Drenicë, respektivisht në fshatin Baicën, vendlindja e heroit të kombit, Rasim Kiçina.
“Sot i nderuar që isha në Baicën e heroit tonë Rasim Kiçina, gjatë vizites time në këtë vend mu kujtua buka që kemi ngrënë bashkë me heroin Rasim Kiçina në shtepinë e Rrahman Kiçinës”, ka shkruar Brajimaj.
Ai tha se ndjehet aty i në Shqiponjën (Jabllanicën) e tij në këto anë të Drenicës.
“Sepse nuk po vijmë për vota vetëm, por kemi ardhur ndër vite, kemi ardhur të ofrojmë e kërkojmë ndihmë në ditë të vështira për ne dhe Kosovën. Të bashkuar si dikur Dukagjin e Drenicë fitorja do të jetë po aq e sigurt”, ka shkruar Brahimaj.
Brahimaj në listën e AAK-së për deputet garon me numrin 22. /Ballkani.info/







