Çka bën nipi për dajën?

Lahi Brahimaj pritet të punësohet në zyrën e dajës Ramush Haradinaj (DOKUMENT)

Çka bën nipi për dajën? Nuk qet pushkë, por mund ta punësojë. Kjo vlen për dajën e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, që pritet të punësohet në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë.

Bëhet fjalë për Lahi Brahimaj, dajën e Haradinajt dhe ish deputetin e Kuvendit të Kosovës.

Brahimaj pritet të bëhet Udhëheqës i Sektorit të Administratës në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, funksionon në kuadër të zyrës së kryeministrit, që i përgjigjet drejtpërdrejt Haradinajt, që mban postin e shefit të qeverisë.

Ballkani.info mëson se Lahi Brahimaj ka dal më  suksesshmi në konkurs.

Sipas pikëve nga konkursi, Lahi Brahimaj ka mbledhur gjithsej 87.7 pikë, duke lënë prapa katër kandidatë të tjerë.

Por, pse Brahimaj pranon një post të tillë, ku paga është afër 500 euro në muaj.

Brahimaj është një biznesmen që merret kryesisht me bujqësi dhe ka qenë deputet i Kuvendit të Kosovës.

Lahi Brahimaj, është gjykuar dhe shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Hagës, bashkë me kryeministrit Ramush Haradinaj.

Daja i kryeministrit ende nuk e ka filluar punën zyrtarisht, pasi duhet të pritet afati i ankesave që e parasheh ligji. /Ballkani.info/