Lahi Brahimaj: Përforcohet AAK në Klinë, rikthehet Kolë Prendi

Ish-themeluesi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Klinë, Kolë Prendi, është rikthyer në këtë subjekt politik.

Këtë e ka bërë të ditur ish-deputeti i AAK-së, dhe njëri nga themeluesit e UÇK-së, Lahi Brahimaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.
“Sot, bashkë me kryetarin e Komunës së Klinës, Zenun Elezi, pritëm në takim njërin nga themeluesit e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Klinë, Kolë Prendi”, ka shkruar Brahimaj.

Ai ka thënë se rikthimi i Kolë Prendit rikonfirmon se AAK mbetet alternative e vetme për Klinën dhe për të gjithë Kosovën, duke paralajmëruar edhe ardhje të reja në këtë subjekt politik.

“Kola u rikthye në shtëpinë të cilën dikur e ndërtoi, në Aleancë. Dikur ishte njëri ndër asamblistët më të votuar në Klinë. Ai sot vendosi ta rikonfirmoj se Aleanca mbetet alternativa e vetme për Klinën dhe për të gjithë Kosovën. Të njëjtin konfirmim, në ditët në vijim do e marrim edhe nga shumë miq e bashkëpunëtorë të tij. Bashkë me Kolën e shumë të tjerë, do ta forcojmë edhe më shumë Klinën, e do ta ndryshojmë Kosovën”, është shprehur Brahimaj.