Ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Lahi Brahimaj ka reaguar pas arrestimit dhe transferimit për në Hagë të Jakup Krasniqit.

Në një lidhje direkte në Frontal të T7, Brahimaj e ka cilësuar si të tepruar e të panevojshme operacionin e zhvilluar nga Dhomat e Specializuaranë shtëpinë e ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqit.

“Për besë, e tepruar, e panevojshme…”, ka thënë Brahimaj ndër tjerash.

Jakup Krasniqi për orë të tëra është marrë në pyetje nga hetuesit e Speciales në njërën nga dhomat e shtëpisë së tij në Velani. Marrja në pyetje kishte filluar rreth orës 06:30 të mëngjesit dhe përfundoi rreth orës 03:30, kur ai u nis për në Hagë.