Lahi Brahimaj: Luan Haradinaj, ai grusht i hekurt për Serbinë

Gjenerali i UÇK-së, Lahi Brahimaj, kujtoi dëshmorin Luan Haradinaj në datën e lindjes së tij. Ai tha se ditëlindjen e Luanit  e feston e gjithë Kosovë përmes lirisë që gëzojnë.

“Sot 47 vite më parë nuk lindi vetëm një djalë në familjen Haradinaj, lindi një shpresë për Kosovën e një grusht i hekurt për Serbinë. Sikur të të kishim në mesin e të gjallëve, do të festonim datëlindjen e 47-të bashkë me familje e me miq, por sot datëlindjen tënde e festojnë e gjithë Kosova, e festojnë edhe brezat që lindën pas përjetësimit tënd përmes lirisë që gëzojnë. Ti nuk ishe vetëm nip për mua, ishe shok, vëllai i armës e idealit andaj nuk mundem ta mohoj që dhembja dhe mungesa jote është e madhe por krenaria po i mundë këto e na mbanë të fortë. Urime Luan Haradinaj! Edhe pse vitet ikin, ti mbetesh ai djali i ri e sypatrembur, Luani që lindi për të mos vdekur kurrë”.

#LahiBrahimaj