Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), me numër 90, Lahi Brahimaj, ka vlerësuar mbështetjen e qytetarëve të Klinës, duke theksuar se ata kanë dhënë një mesazh të qartë politik në përkrahje të Aleancës dhe vizionit të saj.

Përmes një postimi, Brahimaj ka deklaruar se Klina “sonte e tha fjalën e vet”, duke e cilësuar numrin 129 si rrugën më të sigurt për Kosovën.

“129 – rruga më e sigurt për Kosovën. Krah, si gjithmonë,” ka shkruar ai, duke nënvizuar vazhdimësinë e përkrahjes së qytetarëve të kësaj komune për AAK-në.

Në fund të mesazhit, Brahimaj ka përforcuar thirrjen për mbështetje personale me numrin e tij në listë, duke theksuar “90”, si pjesë e ekipit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Lahi Brahimaj është kandidat për deputet nga lista e AAK-së me numër 90 dhe po vazhdon takimet me qytetarë në kuadër të fushatës zgjedhore.