Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Lahi Brahimaj me numrin 90, ka thënë se Klina meriton shumë më shumë sesa tash.

Ai është ndarë i kënaqur me mbështetjen që ka marrë ai dhe koalicionni me numërin 137, duke thënë se kjo frymë tregon se Kosova ka nevojë për ndryshim.

Postimi i plotë:

Në një atmosferë entuziaste dhe plot energji, bashkë me mijëra qytetarë të Klinës dhe rrethinës, ndamë vizionin tonë për një Kosovë Fituese.

Klina meriton më shumë. Me planin tonë konkret për zhvillim dhe investime strategjike, do të sigurojmë që çdo familje klinase të ketë mundësi për një jetë më të mirë. Anëtarësimi i drejtpërdrejtë në NATO përmes Planit Aksional është garanci për sigurinë dhe prosperitetin që meritojnë qytetarët tanë.

Faleminderit Klinë për besimin dhe mbështetjen e pakursyer.

1️⃣3️⃣7️⃣ Për Kosovën Fituese

1️⃣ Ramush Haradinaj

9️⃣0️⃣ Lahi Brahimaj