Ish luftetari i UÇK-së nga ditët e para, Lahi Brahimaj, i është përgjigjur sfidës për mbjelljen e pemës.

Edhe pse me shëndet jo fort mirë, ish deputeti e ka mbjellë një pishë në kompleksin e dëshmorëve në fshatin Jabllanicë.

Postimi i plotë:

Kompleksi i Dëshmorëve në Jabllanicë është njëra nga adresat ku mund të mësohet se si erdhem deri të liria e pavarësia.
Sot, me kënaqësi i’u përgjigja ftesës së bashkëluftëtarit, drejtorit të shkollës së fshatit, Hysen Brahimaj për mbjelljen e një peme, në ketë kompleks memorial. Po nga ky vend, në vend të nominimit, unë bëjë lutje për të gjithë që të mbjellin nga një pishë (e pse jo edhe më shumë) në ketë kompleks që është ikonë e UÇK-së, jo vetëm e Jabllanicës, por e Dushkajës dhe në tërë Kosovën.
Të luturit (të nominuarit) për mbjelljen e pishave:
Pal Lekaj – Ministër i Infrastrukturës
Shpend Ahmeti – Kryetar i Prishtinës
Ali Berisha – zv/Ministër në MSH
Xhafer Gashi – Kryetar i Obiliqit
Nait Hasani – Deputet
Kriste Gjoka – Kom.i Policisë në Gjakovë
Brahim Mehmeti (Bimi)
Bislim Zogaj – ish Deputet, Drejtor i agjensionit për përkujdesjen momorialeve.
Mehdi Pergjegjaj (Meda) – Këngëtar
Ejup Alimi – ish bashkëluftëtarë dhe tani deputet në parlamentin e Maqedonisë Veriore.
Arben Arifi – Afarist i mirë njohur, Rimanisht – Prishtinë.